Mbahet trajnimi dy-ditor mbi “Metodologjinë e Hulumtimit Shkencor”

Mbahet trajnimi dy-ditor mbi “Metodologjinë e Hulumtimit Shkencor”


Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në bashkëpunim me projektin hulumtues “Industrial Citizenship and Migration from Western Balkan” (Shtetësia Industriale dhe migrimi nga Ballkani Perëndimor), kanë organizuar trajnimin dy-ditor për ngritje kapacitetesh në hulumtime shkencore me titull “Metodologjia e Hulumtimit Shkencor”. Trajnimi është mbajtur në Durrës, me 28-29 Shtator 2016 dhe pjesëmarrës ishin personeli akademik i Universitetit të Gjakovës, Universitetit New York të Tiranës dhe Universitetit të Tiranës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte njoftimi me metodologjitë e reja të hulumtimit, kryesisht në shkencat sociale. Në ditën e parë u shqyrtuan metodat sasiore, përfshirë qasjet teorike, mënyra a mbledhjes së të dhënave me atë të anketave dhe analiza e tyre me programin SPSS. Ndërsa, dita e dytë kishte të bënte me hulumtimet cilësore, e përqendruar në metodën e intervistës, fokus gupet, vëzhgimet dhe pastaj analizat e transkripteve me programin MAXqda.

Article Gallery

tp-bottom