Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” u inaugurua laboratori shkencor për mbledhjen e markerëve bio-mjekësor

Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” u inaugurua laboratori shkencor për mbledhjen e markerëve bio-mjekësor

Të enjten më datë 12.09.2019 në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” u inaugurua laboratori shkencor për mbledhjen e markerëve bio-mjekësor si pjesë e projektit “Health status of older people in Kosovo by measuring biochemical and genetic contributors” i udhëhequr nga asistenti MSc. Arben Boshnjaku dhe i financuar nga programi i granteve të përkrahjes së Universiteteve nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në përurimin e këtij laboratori përveç përfaqësuesve të UGJFA-së morën pjesë edhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, të organizatës KUSA (Kosovo United States Alumni) si dhe Universitetit të Vjenës (si partner dhe mbikëqyrës në projekt).

Laboratori në fjalë do të kontribuojë në ngritjen e cilësive të punës shkencore, mësimdhënies dhe mësim nxënies si dhe aftësimit të studentëve për punë praktike dhe hulumtuese.

Article Gallery

tp-bottom