U mbajt trajnimi “Mundësitë e Ndërkombëtarizimit në Arsimin e Lartë”

U mbajt trajnimi “Mundësitë e Ndërkombëtarizimit në Arsimin e Lartë”

Të premten më 05.07.2019 në UGJFA u mbajt trajnimi “Mundësitë e Ndërkombëtarizimit në Arsimin e Lartë” në kuadër të projektit të partneritetit programor të HERAS "Ndërtimi i kapaciteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shkrimi i projekteve".

Pjesëmarrës ishin stafi i rregullt akademik i UGJFA-së dhe në cilësinë e ligjëruesve ishin Dr. Laura Naka dhe Denis Spahija. Ata trajtuan tema si: Ndërkombëtarizimi i Universiteteve, sfidat që kemi në ndërkombëtarizim, pse dhe si zhvillohet një kurrikulë ndërkombëtare, ndërkombëtarizimi në hulumtim dhe programet ndërkombëtare për aplikim në projekte, për përvojat e strategjive të ndërkombëtarizimit të Universiteteve në regjion por edhe për atë se çka mund të ndërmirret që të rritet shkalla e ndërkombëtarizimit dhe cilat janë mundësitë e mobiliteteve akademike, për personel akademik dhe studentë, gjithmone duke iu adresuar projekteve si: Erasmus+, HERAS, CEEPUS, etj.

Pjesëmarresit i përcollen me interesim temat e parashtruara dhe diskutuan rreth mundësive dhe përpjekjeve se si mund të arrihet ky qëllim me lehtësi dhe sukses. 

Article Gallery

tp-bottom