Rektori i UFAGJ-së, Prof. Asoc. Dr. Drilon Bunjaku, uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Rektori i UFAGJ-së, Prof. Asoc. Dr. Drilon Bunjaku, uron 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Asoc. Dr. Drilon Bunjaku, përcjell urimet më të përzemërta për studentët, stafin akademik dhe administrativ, si dhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

“28 Nëntori përfaqëson një nga datat më të lavdishme të historisë sonë kombëtare, duke simbolizuar lirinë, pavarësinë, unitetin dhe sakrificën e brezave për realizimin e aspiratave tona kombëtare.

Në këtë ditë të veçantë, kujtojmë me krenari dhe mirënjohje të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë, ndërsa riafirmojmë përgjegjësinë tonë për të ndërtuar një të ardhme të mbështetur në dije, arsim dhe zhvillim.

Si institucione akademike, kemi përgjegjësi të veçantë në kultivimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar, në fuqizimin e bashkëpunimit ndëruniversitar mbarëkombëtar dhe në edukimin e brezave të rinj me vlerat më të larta njerëzore e kombëtare.

Le të na shërbejë kjo festë si frymëzim për të forcuar unitetin, për të punuar me përkushtim dhe për të kontribuar së bashku në përparimin e kombit tonë.

Në emër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe në emrin tim personal, u uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar festën e 28 Nëntorit!

Gëzuar Ditën e Flamurit! Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar!”, thuhet në urimin e Rektorit Bunjaku.