Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” pjesë e procesit të riakreditimit institucional
Studentët e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, nga niveli Bachelor dhe Master, ishin pjesë e procesit të riakreditimit institucional, duke përfaqësuar universitetin tonë.
Gjatë këtij procesi, studentët patën mundësinë të ndajnë përvojat, mendimet dhe këndvështrimet e tyre lidhur me studimet dhe jetën studentore në universitet.
Pjesëmarrja e tyre ishte e rëndësishme për të përcjellë zërin dhe perspektivën e studentëve në këtë proces.
Tashmë presim me shpresë rezultate pozitive, duke uruar që ky proces të përfundojë me sukses dhe të kontribuojë në vazhdimin e zhvillimit dhe avancimit të Universitetit tonë.