Njoftim për qasje në email-in zyrtar për studentët e vitit të parë (Bachelor dhe Master)
Njoftojmë studentët e vitit të parë të nivelit Bachelor dhe Master (vitit akademik 2026/2027) se janë krijuar qasjet për të gjithë studentët në emailin zyrtar.
Email-at e studentëve janë krijuar në formatin [email protected] (shembull: [email protected]).
Për më shumë detaje rreth qasjes në emailin zyrtar shikoni njoftimin në këtë link.
Emaili zyrtar duhet të përdoret nga studentët për komunikimet me Universitetin. Gjithashtu përmes kësaj adrese do të pranoni edhe njoftimet nga SMU (Sistemi i Menaxhimit Universitar).