Ftesë për sesion informues: Platforma HP LIFE – Kurse online falas dhe certifikatë për studentët

Ftesë për sesion informues: Platforma HP LIFE – Kurse online falas dhe certifikatë për studentët

Të dashur studentë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në një sesion informues për platformën HP LIFE, një mundësi për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të avancuar përgatitjen tuaj profesionale përmes kurseve online falas.

Gjatë sesionit do të keni mundësi të informoheni për:

  • Kurset online falas në fushat e biznesit, marketingut, komunikimit, lidershipit, teknologjisë dhe zhvillimit profesional;

  • Mënyrën e regjistrimit dhe përdorimit të platformës HP LIFE;

  • Mundësinë për të përfituar certifikata pas përfundimit të kurseve;

  • Përfitimet që këto njohuri dhe aftësi mund t’ju sjellin në studime dhe në karrierën tuaj të ardhshme.

Sesioni do të zhvillohet në bashkëpunim me YMCA Movement – YMCA Lëvizje në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit me HP.

📅 Data: 05 Nëntor 2026 (e enjte)
🕒 Ora: 11:00
📍 Vendi:  Holli i katër fakulteteve, Rr. "Mbretëresha Teutë", n.n., 50 000 Gjakovë.

Ju inkurajojmë të shfrytëzoni këtë mundësi për të investuar në zhvillimin tuaj personal dhe profesional, për të fituar njohuri të reja dhe për të pasuruar CV-në tuaj me certifikata shtesë.

Ju mirëpresim!

Article Gallery