Rrjeti “Qeliza” në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani” organizoi ligjëratë ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit🌸
Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt ligjëratë ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, me pjesëmarrjen e studentëve nga drejtime të ndryshme dhe përfaqësuesve të Rektoratit.
Nën udhëheqjen e Dr. Valbona Naka, u diskutua për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore.
Falënderojmë Rrjetin “Qeliza” për organizimin dhe bashkëpunimin, shoqatën “Ia Vlen të Jetosh” për kontributin, përfaqësuesit e Rektoratit për mbështetjen, si dhe studentët për pjesëmarrjen dhe interesimin.
Informimi është hapi i parë drejt kujdesit për veten!