Thirrje për aplikim për Skemën e Subvencioneve për Start-up dhe Ndërmarrje për Riciklim dhe Ekonomi Qarkore

Thirrje për aplikim për Skemën e Subvencioneve për Start-up dhe Ndërmarrje për Riciklim dhe Ekonomi Qarkore

1. Qëllimi i thirrjes

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor fton start-up-et dhe ndërmarrjet e vogla të regjistruara në Republikën e Kosovës të aplikojnë për mbështetje financiare për ide dhe projekte të lidhura drejtpërdrejt me mbeturinat, riciklimin dhe ekonominë qarkore.

Thirrja synon të mbështesë zgjidhje të qarta, të realizueshme dhe me ndikim të matshëm mjedisor dhe ekonomik, me potencial për t’u demonstruar, zgjeruar ose replikuar.
 

2. Buxheti dhe madhësia e subvencionit

Elementi

Vlera

Buxheti total i skemës

200,000 €

Subvencioni minimal për projekt

5,000 €

Subvencioni maksimal për projekt

20,000 €

 

MMPH ka të drejtën të ndryshojë kufijtë financiarë në përputhje me buxhetin e disponueshëm dhe prioritetet e thirrjes.

 

3. Aplikantët e pranueshëm

  • Start-up të regjistruara në Republikën e Kosovës.

  • Ndërmarrje të vogla të regjistruara në Republikën e Kosovës që prezantojnë një produkt, shërbim, proces ose model të ri në fushën e skemës.


Për t'u informuar dhe Aplikuar klikoni në linkun THIRRJA PËR APLIKIM!