Konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj Bachelor në vitin akademik 2026/2027 (afati i dytë)

Konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj Bachelor në vitin akademik 2026/2027 (afati i dytë)

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë ju njofton se është hapur konkursi plotësues për regjistrimin e studentëve në studimet Bachelor në vitin akademik 2026/2027 (afati i dytë).

Aplikimi në platformën online smu.uni-gjk.org do të jetë i hapur prej datës 01.09.2026 deri më 14.09.2026 në ora 16:00.

Dorëzimi i dokumentacionit fizik do të bëhet në fakultetet përkatëse.

Konkursi Bachelor - Afati i dytë

Departamenti - Programi Për studime të rregullta Për studime me korrespondencë Kandidatë nga komunitetet jo-shumicë Kandidatë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja Gjithsej
FAKULTETI I FILOLOGJISË - GJAKOVË
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi (BA) 31 0 5 2 38
Programi Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim (BA) 35 0 7 3 45
Gjithsej 66 0 12 5 83
FAKULTETI I MJEKËSISË - GJAKOVË
Programi Shëndet Publik (BA) 0 0 4 2 6
Kujdes shëndetësor në komunitet (BSc) 13 0 3 2 18
Shkencat Shëndetësore në Sport dhe Turizëm (BSc) 29 0 5 2 36
Gjithsej 42 0 12 6 60
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE - GJAKOVË
Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale (BA) 33 0 8 4 45
Gjithsej 33 0 8 4 45
FAKULTETI I SHKENCAVE APLIKATIVE - GJAKOVË
Informatikë Inxhinierike (BSc) (*) 0 0 4 2 6
Gjithsej 0 0 4 2 6
FAKULTETI I EDUKIMIT - GJAKOVË
Edukim Fillor (BA) 8 0 7 3 18
Gjithsej 8 0 7 3 18

(*) – Në programin Informatikë Inxhinierike lejohet të aplikojnë edhe nga komuniteti shumicë (listë e pritjes). Aplikimi i tyre merret në shqyrtim vetëm për pozitat e pa plotësuara nga aplikimet e komunitetit jo-shumicë dhe kategoria e trevave shqip-folëse. Kandidatët do të informohen zyrtarisht pas mbylljes së konkursit.

tp-bottom