Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Prof. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu, mori pjesë në Simpoziumin Shkencor: “25 vjet Marrëveshjes së Ohrit”, në Strugë
Tema e prezantimit ishte: “Arsimi dhe roli i gruas në integrimin shoqëror pas vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut”
Pos të tjerash, Prorektorja Doli-Kryeziu, theksoi rëndësinë që shkollat dhe universitetet duhet të krijojnë më shumë hapësira për kontakt, bashkëpunim, projekte të përbashkëta, mobilitet akademik, kërkim shkencor dhe dialog ndërkulturor. Në këtë drejtim, universitetet kanë një përgjegjësi të veçantë. Ato nuk duhet të jenë vetëm institucione ku fitohet një diplomë, por edhe hapësira ku ndërtohet kultura demokratike dhe mësohet bashkëjetesa. Gjithmonë, duke potencuar mundësinë e bashkëpunimeve në mes Universitetit tonë “Fehmi Agani” dhe Universiteteve Publike, sic është ai i Strugës, Tetovës, Shkupit etj.
Pjesëmarrës në këtë Simpozium Shkencor, me titull “25 vjet Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, ishin profesorë nga Universitetet e Shqipërisë, funksionarë nga Parlamenti i Shqipërisë, profesorë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe profesorë nga Kosova.