Para-thirrje për konferencë ndërkombëtare: “Plakja Aktive në një shoqëri në zhvillim: akterët, përgjegjësitë dhe sfidat”

Para-thirrje për konferencë ndërkombëtare: “Plakja Aktive në një shoqëri në zhvillim: akterët, përgjegjësitë dhe sfidat”


Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” organizon Konferencën Ndërkombëtare të quajtur “Plakja Aktive në një shoqëri në zhvillim: akterët, përgjegjësitë dhe sfidat”, si projekt i financuar nga HERAS (Higher Education Research and Applied Sciences).

Qëllimi kryesor i kësaj konference është promovimi i fenomenit të plakjes së shëndetshme, duke theksuar dhe fuqizuar rolet e akterëve të ndryshëm në procesin e ballafaqimit me të moshuarit në një vend në zhvillim sikurse Kosova.

Komuniteti akademik përfshirë profesorët, hulumtuesit dhe studentët, profesionistët së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor priten të jenë linja e parë drejt të cilëve kjo konferencë drejtohet.

Thirrja zyrtare për dërgim të abstrakteve së bashku me detalet e abstrakteve do të hapet nga 01 Maji deri më 30 Qershor 2019, përderisa konferenca do të mbahet më 13 Shtator 2019.  

Informatat

tp-bottom