Përdorimi Etik i GenAI në Universitet – Trajnim për Studentët mbi Inteligjencën Artificiale dhe Integritetin Akademik
25/05/2026
Sot u mbajt punëtoria dedikuar studentëve mbi Inteligjencën Artificiale, ChatGPT-në, gjenerimin e imazheve, videot me AI dhe të ardhmen e teknologjisë.
Kjo ligjëratë u organizua nga Qendra Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, në bashkëpunim me ekspertin e zhvillimit të teknologjisë, Z. Yll Ferizi.
Studentët, të shtyrë nga kurioziteti për këtë temë mjaft aktuale, u bënë pjesë e kësaj punëtorie ku patën mundësinë të eksplorojnë pika kyçe si:
-
Bazat e AI, GenAI dhe Agentic AI
-
Të mësuarit me AI
-
Etika dhe privatësia në AI
-
Prompt Engineering (Formulimi i udhëzimeve)
-
Veglat AI: ChatGPT, Gemini, NotebookLM, Perplexity dhe të tjera
-
Krijimi i tekstit, imazheve, zërit dhe videove me AI
Gjatë gjithë modulit, studentët treguan interes të lartë dhe kurreshtje, duke u përfshirë aktivisht në bashkëbisedim se si të krijojnë me këto vegla dhe duke zbuluar se si Inteligjenca Artificiale po transformon arsimin dhe të ardhmen e punës.