Personeli akademik i Universitetit të Gjakovës certifikohet nga Universiteti Drake, IOWA për metodologji bashkëkohore të mësimdhënies
Në bashkëpunim me Universitetin Drake, në IOËA të
SHBA-ve, me datë 4 dhe 5 mars në Universitetin e Gjakovës u mbajt trajnimi mbi
metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies me titull “Dizenjimi pedagogjik dhe
strategjitë për angazhimin e nxënësve”.
Trajnuese ishin Dr. Sally Beisser dhe Dr. Jennifer Thoma mësimdhënëse në Fakultetin e Edukimit, të cilat gjatë dy ditëve të trajnimit, përktësisht katër sesioneve punuese trajtuan çështje rreth teknikave dhe praktikave për suksesin e ndërveprimit të studentëve në klasë; strategjitë për angazhimin e studentëve në klasë dhe mendimin kritik dhe produktiv; rritjen e vetëdijes te studentët për mendimin dhe mësimin vetanak; zbatimi i strategjive të të mësuarit, etj.
Trajnimi ishte i dedikuar për mësimdhënësit dhe asistentët e Universitetit të Gjakovës të cilët u njohën për së afërmi me praktikat e reja të mësimdhënies dhe diskutuan mundësitë e aplikimit të tyre në procesin mësimor, duke ndikuar kështu në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies. Në fund të trajnimit të gjithë u pajisën me certifikata nga Universiteti Drake.
Trajnueset Dr. Beisser dhe Dr. Thoma gjatë qëndrimit në Universitet të Gjakovës, u takuan me menaxhmentin të universitetit dhe diskutuan për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit, përfshirë mobilitetet e mësimdhënësve dhe studentëve.