Sesion informues për projektin StartLab360 me studentët në hollin e tri fakulteteve

Sesion informues për projektin StartLab360 me studentët në hollin e tri fakulteteve

Në hollin e tri fakulteteve u mbajt një sesion informues për projektin StartLab360, ku morën pjesë studentë nga drejtime të ndryshme studimi. Ky aktivitet u prezantua nga Vlera, e cila i njoftoi studentët me mundësitë dhe aktivitetet që ofron ky program për të rinjtë.

Gjatë prezantimit u shpjegua se StartLab360 është një projekt gjithëpërfshirës për fuqizimin e të rinjve, i cili synon zhvillimin e aftësive të shekullit XXI dhe mbështetjen e ideve inovative që adresojnë sfidat e komunitetit. Projekti u ofron të rinjve mundësinë që përmes trajnimeve profesionale dhe aktiviteteve praktike të zhvillojnë aftësi në orientimin në karrierë dhe ndërmarrësi.

Studentët u informuan gjithashtu për fazat e programit, të cilat përfshijnë fushatën e përfshirjes së të rinjve, trajnime profesionale, laboratorë inovacioni (Pop-Up Labs), si dhe Forumin e Inovacionit të të Rinjve, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të prezantojnë idetë dhe zgjidhjet e tyre para përfaqësuesve të institucioneve, bizneseve dhe organizatave të ndryshme.

 

Article Gallery

tp-bottom