Zhvillohet Vlerësimi për Programin e Fakultetit të Edukimit në Proces Riakreditimi
Më 12 shkurt 2026, në kuadër të procesit të akreditimit të programeve studimore, Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), së bashku me Ekipin e Ekspertëve Ndërkombëtarë, realizoi vizitën e vlerësimit të programit në riakreditim – Edukim Fillor në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Procesi i vlerësimit përfshiu takime të strukturuara me menaxhmentin e fakultetit, zyrtarët për sigurimin e cilësisë, administratën, bartësit e programit, stafin akademik, studentët si dhe me Bordin Këshillëdhënës Industrial. Diskutimet u fokusuan në përmbajtjen akademike të programit, kapacitetet njerëzore, infrastrukturën, bashkëpunimin me partnerët dhe përmbushjen e standardeve të cilësisë.
Në kuadër të vizitës, ekipi i ekspertëve realizoi edhe vizitën e hapësirave të Fakultetit të Edukimit dhe laboratorëve, duke vlerësuar kushtet dhe resurset në funksion të realizimit të programit studimor.
Ky proces përbën një hap të rëndësishëm drejt sigurimit dhe avancimit të cilësisë akademike, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të arsimit të lartë.
Faleminderojmë të gjithë ata që kontribuuan dhe u angazhuan në këtë proces të rëndësishëm institucional.