Vlora Cana Efendija-Bashkëpunëtore Profesionale në Kabinetin e Kryetarit në Komunën e Gjakovës
Vlora Cana Efendija e lindur në Gjakovë, ka përfunduar studimet në SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, duke dëshmuar përkushtim dhe rezultate të spikatura gjatë gjithë periudhës së shkollimit.
Ajo ka vazhduar studimet në Fakultetin e Edukimit “Fehmi Agani” – Programi Parafillor, në Universitetin e Gjakovës.
Si studente e rregullt, me përkushtim të vazhdueshëm dhe rezultate të shkëlqyera, arriti të jetë bursiste gjatë të gjithë viteve të studimeve, falë suksesit të saj akademik dhe angazhimit të palodhshëm.
Gjithashtu, ishte pjesëmarrëse në konferencën shkencore të fakultetit, përmes prezantimit të projekteve hulumtuese. Aktualisht, Vlora punon si Bashkëpunëtore Profesionale në Kabinetin e Kryetarit të Komunës së Gjakovës, ku vazhdon të kontribuojë me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim në punën institucionale.