Universiteti “Fehmi Agani” përfaqësohet në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Zhvillimi në kohë të trazuara”
Shkodër, 14 Nëntor 2025
Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, ka përfaqësuar Universitetin “Fehmi Agani” në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë “Zhvillimi në kohë të trazuara”, të mbajtur në Shkodër.
Me 180 punime shkencore, 275 autorë dhe kontribues nga katër kontinente, kjo konferencë ka arritur në jubileun e 20-të të organizimit të saj. Përmes dy dekadave, ajo ka kaluar nëpër qytete të ndryshme si: Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Prizren, Durrës, Tiranë, Vlorë, Korçë, dhe në vitin 2026 do të kaloj edhe në Gjakovë, duke u afirmuar si një platformë e rëndësishme e bashkëpunimit shkencor rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Gjatë ceremonisë së mbylljes, Dekani Kamberi pranoi ‘Stafetën’ për organizimin e edicionit të ardhshëm të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare e cila do të mbahet në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Kjo konferencë do të organizohet në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Sociologjisë – ISA dhe institucionet tjera partnere.