Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shënon arritje të reja në rangimet kombëtare dhe ndërkombëtare

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë shënon arritje të reja në rangimet kombëtare dhe ndërkombëtare

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë (UFAGJ) gjatë dy viteve të fundit po dëshmon progres të vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë akademike dhe menaxhimit institucional. Në periudhën e fundit, UFAGJ është renditur si Universiteti i tretë publik në Kosovë sipas vlerësimit ndërkombëtar të Webometrics.com (pozita 15547), një ndër platformave më të njohura për matjen e performancës së institucioneve të arsimit të lartë.

Po ashtu, më 26 shtator 2025, organizata ORCA ka publikuar raportin e saj vjetor për rangimin e universiteteve publike në Kosovë, ku UFAGJ është radhitur në vendin e katërt në nivel vendi, bazuar në pesë kategori kryesore të vlerësimit: transparencën institucionale, barazinë gjinore, raportin student–profesor, akreditimin e programeve dhe justifikimin e titujve akademikë.

Rezultatet e UFAGJ sipas kategorive të ORCA-s

 

Kategoria

Pikët maksimale

Pikët e fituara nga UFAGJ

Pozita e arritur

Transparenca institucionale

10

9.4

Vendi i parë

Barazia gjinore

5

4.9

Vendi i parë

Raporti student–profesor

5

4.3

Vendi i parë

Akreditimi i programeve

20

5.0

Vendi i fundit

Justifikimi i titujve akademikë

60

22.9

Vendi i katërt

Totali

100

46.5

Vendi i katërt

 

Këto rezultate e vendosin Universitetin “Fehmi Agani” në krye të listës për transparencë institucionale, barazi gjinore dhe raport student–profesor, duke treguar përkushtimin e universitetit ndaj standardeve të larta të qeverisjes dhe barazisë.
Në kategorinë e justifikimit të titujve akademikë, UFAGJ ka arritur vendin e katërt (duke shënuar progres nga viti 2023). Ndërsa tek akreditimi dhe riakreditimi i programeve, UFAGJ në vitin 2024 ka aplikuar me 11 programe ndërsa vetëm 6 prej tyre janë akredituar, rrjedhimist sipas metodologjisë së këtij vlerësimi ka dal që të kemi rreth 50 pikë.

Menaxhmenti i lartë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë thekson se këto arritje janë rezultat i punës kolektive të menaxhmentit, stafit akademik dhe administrativ, si dhe i angazhimit të studentëve, duke krijuar një frymë të përbashkët zhvillimi dhe përgjegjësie. UFAGj, do të vazhdojë të punojë me përkushtim për ngritjen e cilësisë së arsimit, forcimin e mëtejm të punës hulumtuese dhe shkencore, e cila do të përmirësoj komponenten e justifikimit të titujve akademikë.

Article Gallery

tp-bottom