
Mirë se vini studentë të rinj 2025/2026
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ju fton të merrni pjesë në ceremoninë e mirëseardhjes tuaj dhe fillimit të vitit të ri akademik 2025/2026 e cila organizohet më:
Datë: 01 Tetor 2025 (e mërkure)
Ora: 10:00
Vendi: Hapësirat e katër fakulteteve, Edukimit, Filologjisë, Shkencave Sociale dhe Shkencave Aplikative të UFAGJ-së.
Agjenda:
Fjala mirëseardhëse e Rektorit të UFAGJ-së, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku;
Fjalë rasti nga përfaqësuesit e studentëve;
Këndi i fotografisë – momente kujtimi me stafin dhe kolegët;
Këndi i informacionit – shpërndarja e broshurave udhëzuese dhe prezantim i shërbimeve të universitetit.
Ky moment shënon fillimin e një rrugëtimi të ri akademik dhe është mundësi e shkëlqyer për t’u njohur me stafin, kolegët tuaj dhe ambientet e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Të ardhmen do ta ndërtojmë së bashku!