
Njoftim rreth provimit pranues
Ju njoftojmë se provimi pranues për nivelin Bachelor (Fakulteti i Shkencave Aplikative - Afati i parë, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale - Afati i dytë) mbahet të enjten me datë 11.09.2025, në objektet e fakulteteve përkatëse, sipas ndarjes nëpër salla dhe këtij orari:
1. Fakulteti i Filologjisë (provimi mbahet në objektin e Fakultetit të Filologjisë)
Programi Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, në ora 10:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
Programi Gjuhë Angleze - Përkthim dhe Interpretim, në ora 10:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
2. Fakulteti i Mjekësisë (Provimi mbahet në objektin e Fakultetit të Mjekësisë)
Shëndet Publik në ora 10:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
3. Fakulteti i Shkencave Sociale (Provimi mbahet në objektin e Fakultetit të Shkencave Sociale)
Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale në ora 11:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
4. Fakulteti i Shkencave Aplikative (Provimi mbahet në objektin e Fakultetit të Shkencave Aplikative)
Informatikë Inxhinierike në ora 11:00 - lista e kandidatëve nëpër salla
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet të posedojnë dokument të identifikimit dhe konfirmimin e aplikimit, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!