Takim i grupit punues për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit

Takim i grupit punues për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit

Me datë 08 Shtator 2025, në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë u mbajt mbledhja vijuese e grupit punues për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Sigurimin e Cilësisë dhe Vlerësimit, i cili është një dokument kyç për funksionimin dhe zhvillimin e brendshëm të cilësisë në institucionin tonë.

Rendi i ditës përfshinte:

 

1) Diskutim i komenteve që tashmë janë shtuar në dokument;

2) Komente të reja rreth aspekteve të rregullores që kërkojnë ndryshim/plotësim;

3) Caktim i afateve kohore që duhet të respektohen deri tek miratimi i Rregullores;

Në takim morën pjesë: Prorektorja për Ngritje te Cilësisë dhe Kërkime Shkencore, Dekanët e Fakultetit të Edukimit, Filologjisë dhe Edukimit, Koordinatoret e Cilësisë se Fakultetit të Filologjisë dhe Shkencave Sociale, u.d. Udhëheqësja e Zyrës për Sigurim të Cilësisë dhe përfaqësuesi i Zyrës Ligjore.

Takimi u mbajt fizikisht në sallën e Senatit me fillim nga ora 10:30.

Gjatë mbledhjes u diskutuan të gjitha komentet e dhëna në dokumentin e shpërndarë në Google Drive nga të gjithë anëtarët, si dhe u shtuan komente dhe sugjerime të reja në lidhje me pikat e kësaj rregulloreje. Pjesëmarrësit ranë dakord që në mbledhjen e ardhshme të diskutohet përmbajtja e nenit 25 të rregullores aktuale, i cili përcakton kriteret e vlerësimit të ndara në përqindje. Deri atëherë, të gjithë anëtarët e grupit do të rishikojnë rregulloren dhe do të sjellin rekomandimet e tyre përkatëse.

Article Gallery

tp-bottom