
Mbledhja e KQSC datë 04.09.2025
Me datë 04.09.2025, u mbajt mbledhja e Komisionit Qëndror për Sigurim të Cilësisë, ku të pranishëm në mbledhje ishin:
- Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari- Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore
- Prof. Ass. Dr. Petrit Duraj- Anëtar i KQSC nga Fakulteti i Filologjisë;
- Asistentja Emirëjeta Kumnova- Anëtare e KQSC nga Fakulteti i Edukimit;
- Asistentja Mirëlinda Jasiqi- Anëtare e KQSC nga Fakulteti i Shkencave Sociale;
- Blertë Hyseni- Anëtare e KQSC nga Fakulteti i Mjekësisë;
- Qëndresa Bardhoshi- u.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurim të Cilësisë;
- Albion Rexhaj- Anëtar i KQSC, Përfaqësues i Parlamentit Studentor.
Në mbledhje u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
- Miratimi i procesverbalit të takimit të datës 23.06.2025;
- Miratimi i raporteve rreth vlerësimit dhe rekomandimeve të Fakultetit të Edukimit, Filologjik, dhe të Shkencave Sociale (2024-2025)
- Miratimi i raportit përmbledhës të vlerësimit të administratës nga studentët
- Miratimi i raportit për studentë gjatë diplomimit
- Miratimi i raportit të vlerësimit të UFAGJ nga Alumni
- Njoftin rreth pyetësorit për Dekanë
- Diskutim rreth Strategjisë Për Sigurim të Cilësisë dhe Udhëzuesit për Sigurim të Cilësisë
- Caktimi i takimeve mes Prorektores, Zyrës për Cilësi, dhe Njësive Akademike
- Rishikimi i rregullores për sigurim të cilësisë
- Të tjera
Gjatë kësaj mbledhjeje u miratuan rekomandimet e sjella nga fakultetet përkatëse lidhur me vlerësimin e stafit akademik dhe të lëndëve nga studentët për semestrin dimëror të vitit akademik 2024/2025, si dhe u diskutua për gjetjet e këtyre raporteve dhe hapave të mëtutjeshëm për implementim të këtyre rekomandimeve.
Mbledhja vazhdoi me diskutimin dhe miratimin e raporteve të tjera sipas rendit të ditës. Ndër pikat kryesore të diskutimit ishin hartimi i Udhëzuesit për Sigurimin e Cilësisë dhe Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë, të cilat synojnë të kontribuojnë në përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit të cilësisë në UFAGJ.
Nga Zyra për Cilësi u theksua nevoja për organizimin e takimeve individuale me njësitë akademike, me qëllim që ato të informohen nga afër për proceset që priten në vazhdim të vitit. Gjithashtu u diskuatua qe gjatë këtyre takimeve të diskutohet edhe për pikat në vijim:
- Procesin e monitorimit nga AKA
- Planin e progresit mbi rekomandimet e pranuara;
- Rregulloren e re për Procedurat Pasakredituese
Një tjetër çështje e rëndësishme që u trajtua ishte nevoja për miratimin sa më të shpejtë të Rregullores së rishikuar për Sigurimin e Cilësisë, e cila ishte edhe rekomandim në raportet e vlerësimit. Aktualisht, kjo rregullore është akoma në fazën e grupit punues.
Në këtë mbledhje u rishikua dhe u miratua edhe shpërndarja e pyetësorit për administratën.