
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentit tonë, Sadik Muslija (23 vjeç), nga Fakulteti i Filologjisë, drejtimi Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti në Dollc të Klinës.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, së bashku me mësimdhënësit dhe studentët e Fakultetit të Filologjisë, ndan dhimbjen dhe pikëllimin e thellë me familjen Muslija, me shokët e shoqet e klasës dhe me gjithë të afërmit. Humbja e tij është një plagë e rëndë për komunitetin tonë akademik, i cili do ta kujtojë përherë si një të ri plot energji, pasion dhe perspektivë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë të dashurit e tij.
Me respekt dhe dhimbje të ndarë,
Rektori dhe stafi i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë