
UFAGJ në korrik shpall konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/2026
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë njofton të gjithë të interesuarit se së shpejti, në muajin korrik, do të hapë konkursin për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2025/26 për programe të ndryshme Bachelor dhe Master. Këto programe janë një mundësi e shkëlqyer për ata që kanë dëshirë të thellojnë njohuritë e tyre në fusha specifike si: Shëndet Publik, Gjuhë Angleze - Përkthim dhe interpretim, Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale, dhe programe të ndryshme në nivelin master.
Për të marrë informacione të detajuara rreth kushteve të regjistrimit dhe procedurave të aplikimit, ju lutemi ndiqni faqen tonë zyrtare dhe profilin tonë në mediat sociale.
UFAGJ tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet që të mirëpresë studentët e rinjë në këtë vit akademik. Jemi të lumtur që të ju ofrojmë gjeneratave të reja programe unike dhe të ndërlidhura me tregun e punës.