
Thirrje për aplikim për mobilitet të studentëve
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë si pjesë e konsorciumit COMMO, i koordinuar nga UNIMED – Unioni i Universiteteve Mesdhetare, programi Erasmus+ ofron mundësinë për të kryer shkëmbime mobiliteti ,(lëvizshmërie), me universitetet anëtare italiane që kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet për edicionin e këtij projekti.
QËLLIMI
Si pjesë e konsorciumit COM MO, i koordinuar nga UNIMED – Unioni i Universiteteve Mesdhetare, programi ERASMUS + u ofron universiteteve anëtare italiane mundësinë për të kryer shkëmbime mobiliteti me universitetet e Rajonit 1 (Shqipëri dhe Kosovë) që kanë shprehur interesimin e tyre për të marrë pjesë në aktivitetet e edicionit të projektit.
Në kuadër të kësaj thirrjeje ftohenn studentët e UFAGJ të aplikojnë në Universitetet italiane si më poshtë
- UNIVERSITETI MESSINA – 1 Mobilitet pë Studime , (SMS),
- UNIVERSITETI PADOVA - 1 Mobilitet për Studime, (SMS)
Gjithashtu në këtë thirrje studentët mund të aplikojnë edhe për dy vende të zbrazëta nga thirja e kaluar COMMO VIII :
- UNIVERSITETI PADOVA - 1 Mobilitet për Studime, (SMS)
- UNIVERSITETI BARI - 1 Mobilitet për Studime, (SMS
Kushtet dhe Procedurat e Aplikimit :
- Studenti kandidat në kohën kur aplikon duhet të jetë i regjistruar në UFAGJ,
- Aplikantët duhet të zgjidhen nga Universiteti,
- Pas përzgjedhjes aplikantët do të kontaktohen ng a UNIMED, UFAGJ dhe Universiteti pritës
- Afati i fundit për aplikim tek UFAGJ është deri se 5 Prill, 2025 për Semestrin e Parë të vitit akademik 2025 /2026 , ndërsa për Semesstrin e dytë të po këtij viti akademik deri me 5 Shtator,2025,
- Afati I fundit I nominim e aplikuesve potencialë tek UNIMED – Semestri i Parë 15 Prill, 2025), ndërsa për Semestrin e Dytë ( 15 Shtator, 2025)
Nominimet zyrtare, së bashku me të gjitha dokumentacionet zyrtare të shënuara më poshtë dujet të dergohen në adresen
erasmus@uni- gjk.org,
bujarnura@uni- gjk.org dhe
DOKUMENTACIONI
Dokumentet për paraqitjen e aplikacionit do të dërgohen në adresën e referencës të treguar për lëvizshmëria për të cilën dëshironi të aplikoni në një skedar të vetëm PDF dhe sipas renditjes:
- CV - Curriculum Vitae (maximum 4 faqe);
- Kopje e pasaportës (e vlefshme për udhëtim dhe me afat të paktën 3 muaj nga data e kthimit nga lëvizshmëria);
- Certifikatë që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe/ose italiane në varësi të gjuhës së vendit të destinacionit (niveli minimal B2);
- Formulari i aplikimit për çdo lloj mobiliteti (Studentët - SMS)
- Nota mesatare e provimeve dhe krediteve të fituara;
- Certifikatën e reggjistrimit në UFAGJ
Aplikacionet jokomplete nuk do të shqyrtohen
KRITERET E PËRZGJEDHJES
Procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë dhe transparent dhe i bazuar në parimet e mosdiskriminimit.
Përzgjedhja në lidhje me lëvizshmërinë për qëllime studimi (SMS) do të respektojë kriteret e mëposhtme:
- Mesatarja e notave (30 pikë);
- Numri i krediteve të marra në raport me vitin aktual (30 pikë);
- Njohuri të gjuhës angleze (40 pikë);
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për të përcaktuar dokumentacionin e nevojshëm dhe do të marrin informacionin për lëvizshmërinë.
Përfituesi merr përsipër të:
- Të respektohen afatet e përcaktuara nga universitetet dhe UNIMED;
- Përgatitjen e dokumentacionit të kërkuar brenda afateve të treguara para, gjatë dhe pas
lëvizshmërisë;
- Zhvillimin e aktiviteteve të caktuara gjatë periudhës së lëvizshmërisë
- Plotësimin e periudhës së lëvizshmërisë.
Përfituesi gjithashtu ka të drejtë të:
● Merr informacion dhe mbështetje adekuate para, gjatë dhe pas lëvizjes;
● Marr shumën e granteve të mobilitetit sipas orareve të treguara;
● Të kesh një tutor/shok gjatë periudhës jashtë vendit;
FORMATET E DOKUMENTEVE
Më poshtë mund të gjeni dokumentacionn e nevojshëm i cili duhet gjatë implementimit të mobilitetit
● Learning Agreement for students
● Grant Agreement for studies