Rektori Bunjaku merr pjesë në ditën e dytë të iniciativës JaTech për krijimin e TechHub në Gjakovë

Rektori Bunjaku merr pjesë në ditën e dytë të iniciativës JaTech për krijimin e TechHub në Gjakovë

Me datë 14.12.2024 në kuadër të iniciativës JaTech për Gjakovën Digjitale të organizuar nga Komuna e Gjakovës, është mbajtur takimi me përfaqësuesit e kompanive vendose në fushën e ICT-së dhe iniciativës për të krijuar TechHub në Gjakovë.

Në takim u diskutuar idetë të shumta për mundësitë për investime dhe krijimin e TechHub në Gjakovë. Diskutimet vazhduar edhe me analizën e  sfidat potenciale që mund të shfaqen, ku njëra prej shqetësimeve ishte edhe mungesa e programeve inxhinierike, respektivisht programe studimi që ndërlidhen me fushën e ICT-së.

Rektori Bunjaku gjatë diskutimeve potencoi tek përfaqësuesit e industrisë që Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është në proces të akreditimit të një programi të studimit siç është Informatika Inxhinierike e cila ndërlidhet me fushën e shkencave kompjuterike.

Ky lajm u mirëprit nga industria dhe për më tepër u potencuar edhe njëherë nevoja e domosdoshme për një fushë të tillë në Rajonin e Gjakovës, për shkak të interesimit të madh të rinisë së Gjakovës për të studiuar këtë fushë. Kompanitë pjesëmarrëse shprehën gatishmërinë që të mbështesin Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë në lidhje me punën praktike dhe ofrimin e mbështetjes në projekte të përbashkëta hulumtuese që ndërlidhen me industrinë.

Ndër shumë gjëra që u diskutuan, u potencua edhe kapaciteti investues prej 50 Milion euro  i pjesëmarrësve në këtë takim të edicionit të parë të iniciativës JaTech për Gjakovën digjitale.

Takimi përfundoj duke vizituar industritë tjera në Komunën e Gjakovës dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit të industive të tjera që ndërlidhen me fushat e ICT-së.

Article Gallery

tp-bottom