Rektori i UFAGJ-së, Drilon Bunjaku, merr pjesë në mbledhjen e radhës të Konferencës së Rektorëve

Rektori i UFAGJ-së, Drilon Bunjaku, merr pjesë në mbledhjen e radhës të Konferencës së Rektorëve

Gjatë ditës së sotme Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, mori pjesë në mbledhjen e radhës të Konferencës së Rektorëve të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë të mbajtur në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. 

Gjatë kësaj mbledhje, rektorët e Universiteteve publike të Kosovës zgjodhën rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, kryesues të Konferencës së Rektorëve, ndërkaq zëvendëskryesues i konferencës, pa vota kundër dhe abstenime u zgjodh Mentor Alishani, rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Mandati i rektorit Hajrullahu si kryesues i Konferencës është njëvjeçar, ndërsa Konferenca e Rektorëve funksionon në bazë të udhëzimeve administrative të lëshuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Në konferencë, përveç rektorit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Drilon Bunjaku,  të pranishëm ishin Rektori i Universitetit të Prishtinës Arben Hajrullahu, rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Artan Dërmaku, rektor i Universitetit të Gjilanit „Kadri Zeka”, Armand Krasniqi, rektor i Universitetit të Pejës „Haxhi Zeka”,  „Fehmi Agani” dhe Mihane Kerolli, rektore e Kolegjit Publik Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë.  

 

Article Gallery

tp-bottom