UFAGJ thellon bashkëpunimin me BONEVET Gjakova me fokus zhvillimin e aftësive praktike të studentëve

UFAGJ thellon bashkëpunimin me BONEVET Gjakova me fokus zhvillimin e aftësive praktike të studentëve

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe BONEVET Gjakova kanë zyrtarizuar një marrëveshje të re bashkëpunimi, e cila forcon lidhjen mes dy institucioneve. Marrëveshja e re, u mundëson studentët e ardhshëm të programit Informatika Inxhinierike në Fakultetin e Shkencave Aplikative në UFAGJ që të realizojnë ushtrimet praktike në hapësirat e BONEVET.

Në kuadër të marrëveshjes, studentët e UFAGJ-së mund të përdorin laboratoret në hapësirë prej 700 m², duke përfshirës pajisjet laboratorike, si dhe 12 tavolina pune për elektronikë (workbench). Laboratoret do të jenë të hapura për studentët nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ndërsa aktivitetet e BONEVET zhvillohen pas orës 16:30. 

Drejtuesit e të dy institucinoneve, Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku nga UFAGJ dhe Arbër Lleshi drejtor në BONEVET-Gjakova u dakorduan se kjo marrëveshje është një mundësi e mirë për studentët që ata të zhvillojnë aftësitë e tyre në një ambient me pajisje moderne, me qëllimin drejt përgatitje së profesionistëve të rinj për tregun e punës. Hapësirat e Bonevet do të shfrytëzohen deri në blerjen e pajisjeve laboratorike nga UFAGJ, pas akreditimit të programit Informatika Inxhinierike. 

UFAGJ mbetet e përkushtuar që të sigurojë qasje në burime moderne dhe një mjedis arsimor cilësor për studentët e saj.

 

 

Article Gallery

tp-bottom