Ministrja Nagavci së bashku me Drejtoreshën e Korpusit të Paqes vizituan Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Ministrja Nagavci së bashku me Drejtoreshën e Korpusit të Paqes vizituan Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë

Me datë 04.11.2024, Ministrja Arbërie Nagavci së bashku me Drejtoreshën e Korpusit të Paqës Carolyne Siganda vizituan Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku u pritën nga Rektori Bunjaku së bashku me prorektorët dhe drejtoreshën e QDPM - Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie.

Fillimisht Rektori Bunjaku i uroi mirëseardhe Ministres Nagavci dhe Dejtoreshës Carolyne Siganda në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Diskutimet vazhduan duke informuar nga afër për angazhimin e menaxhmentit, qëllimet, kërkesat dhe mundësitë e zhvillimit profesional të mëtejm për mësimdhënësit në UFAGJ. Njëherit u diskutuan mundësitë e ndihmës teknike dhe ekspertizës në fushën e Edukimit që mund të ofroj MASHTI në koordinim me Korpusin e Paqës në Kosovë për QDPM - Qendrës Didaktike për Përsosmëri në Mësimdhënie. Në këtë formë do të krijohen mekanizma të cilët përmes trajnimeve profesionale mund të trasmetohen tek mësimdhënësit e rinjë dhe mësimdhënësit aktual të arsimit parauniversitar për regjionin e Gjakovës dhe komunat përreth.

Vizita u vlerësuar lartë nga menaxhmenti i UFAGJ për mundësitë e shumëta që do mund të sjell ky bashkëpunim i ri.

 

Article Gallery

tp-bottom