Në Fakultetin e Edukimit u mbajt trajnimi për edukatorët mentorë: Mentorimi i studentëve gjatë praktikës pedagogjike

Në Fakultetin e Edukimit u mbajt trajnimi për edukatorët mentorë: Mentorimi i studentëve gjatë praktikës pedagogjike

Në Fakultetin e Edukimit, gjatë datave 25, 26 tetor u mbajt trajnimi për edukatorët mentor: Mentorimi i studentëve gjatë praktikës pedagogjike.
Trajnimi u organizua nga Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës dhe Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Gjakovës, mbështetur nga CARITAS-i Zviceran.  Qëllimi i këtij trajnimi ishte zhvillimi i të kuptuarit mbi rëndësinë e mentorimit për përgatitjen cilësore të mësimdhënësve dhe edukatorëve para shërbimit.

Trajnerë ishin: Prof.asoc.dr. Edita Haxhijaha nga Universiteti i Gjakovës dhe Prof.ass.dr. Rozafa Ferizi Shala, nga Universiteti i Prishtinës.

Article Gallery

tp-bottom