Konkurs për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime

Konkurs për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime

Senati i Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, duke u mbështetur në kompetencat e përcaktuara në nenin 173, paragrafi 4 të Statutit të Universitetit, si dhe në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Rregulloren nr. 0411118 të datës 30.06.2021 për procedurat vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm, ka mbajtur një mbledhje më 11.10.2024, ku vendosi të shpallë:

Konkursi

Për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm për ligjërata dhe ushtrime në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë për vitin akademik 2024/2025.

Angazhimi i bashkëpunëtorëve të jashtëm do të bëhet me honorar, sipas propozimit të Fakultetit të Filologjisë, në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë, dispozitat e Statutit të Universitetit "Fehmi Agani" dhe Rregulloren e procedurave vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm.

tp-bottom