Nesër fillon viti i ri akademik 2024/2025 në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, nesër me datë 01.10.2024, zyrtarisht hap dyert për studentët e rinj dhe për ata ekzistues. Stafi akademik dhe ai administrativ kanë kryer të gjitha përgatitjet e domosdoshme për të pritur studentët.
Ky vit shënon një tjetër hap të rëndësishëm në ofrimin e një arsimimi sa më cilësor. Gjatë këtij viti, universiteti ka pranuar studentë të shumtë të cilët do të ndjekin studimet në programe tejet atraktive dhe zhvillimore.
Rektori i Universitetit, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, theksoi angazhimin e universitetit për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës dhe profesional gjithmonë në mbështetje të synimeve të studentëve që kanë zgjedhur Universitetin “Fehmi Agani” për rrugëtimin e tyre akademik.
Tutje Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë do të angazhohet në krijimin e aktiviteteve të ndryshme e gjithashtu edhe në forcimin e bashkëpunimeve kombëtare e ndërkombëtare përmes projekteve të të cilat do t’u ofrojnë studentëve mundësi të krijimit të përvojave të reja, përmes programeve të ndryshme të shkëmbimit që kontribuojnë drejtëpërdrejtë në zhvillimin e tyre akademik.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë i mirëpret të gjithë studentët dhe u uron një vit të mbarë akademik.
Mirësevini Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë!