OSBE (Zyra Regjionale në Pejë) dhe UFAGJ organizuan konferencë për 25 vjetorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

OSBE (Zyra Regjionale në Pejë) dhe UFAGJ organizuan konferencë për 25 vjetorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Për nder të përvjetorit të 25-të të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komuniteteve, Zyra Regjionale në Pejë, në bashkëpunim me Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, kanë organizuar konferencën që synon t’u japë zë praktikantëve të parë që përdorën përvojën e tyre në OSBE për të arritur aftësitë e tyre profesionale.

Konferenca u mbajt në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale të UFAGJ-së. Konferencën e hapi , Riccardo Celeghini, Drejtor i Qendrës Rajonale në Pejë, OSBE i cili u shpreh mirënjohës për organizimin e kësaj konference në këtë përvjetor të rëndësishëm për OSBE-në.

E pranishme në këtë konferencë në emër të Universitetit “Fehmi Agani” ishte Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi. Ajo në fjalën e saj përshëndetëse tha se puna praktike dhe vullnetarizmi janë shtylla për të pasur arritje dhe inkurajoi të rinjtë e pranishëm t’i kushtojnë rëndësi këtyre fushave. Prorektorja Tyfekci, shtoi se Universiteti “Fehmi Agani” është i përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me organizata ndërkombëtare, institucione dhe shoqërinë civile, për të adresuar dhe debatuar çështje që kanë ndikim në ngritjen e vetëdijes shoqërore dhe zhvillimin e praktikave të mira, si në sferën akademike, ashtu edhe në atë shoqërore. Aktivitetin e konsideroi si një një shembull i shkëlqyer i kësaj qasjeje, duke u ofruar studentëve tanë mundësinë të mësojnë nga përvoja e profesionistëve që kanë kaluar përmes misionit të OSBE-së.

Praktikantët e dikurshëm në OSBE, Fridon Lala, deputet i Kuvendit të Kosovës, Lendrit Qeli, udhëheqës i ZKKK-së në Rahovec dhe Emrah Cërmjani , drejtor i OJQ “Roma in Action” ndanë përvojat e tyre para studentëve , me synimin për të nxitur aktivizmin dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje.

Kjo konferencë do t’u ofrojë studentëve një pasqyrë mbi mundësitë e karrierës në sektorin publik dhe në organizatat e shoqërisë civile. Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mbetet i hapur për të tilla bashkëpunime të vlefshme në të mirë të komunitetit e në veçanti studentëve.

Article Gallery

tp-bottom