UFAGJ partner i projektit për adresimin e sfidave të migracionit në Ballkanin Perëndimor (WB- Edu4Migration)

UFAGJ partner i projektit për adresimin e sfidave të migracionit në Ballkanin Perëndimor (WB- Edu4Migration)

Ne jemi të lumtur të ju njoftojmë se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë do të jetë partner i projektit: “Lehtësimi i Sfidave të Migracionit në Ballkanin Perëndimor: Kapërcimi i Hendekut të Aftësive për Ofruesit e Shërbimeve Sociale përmes Përmirësimit të Kurrikulave dhe Zhvillimit Mikrokrediteve” (WB-Edu4Migration). Projekti është i financuar nga BE-ja dhe i koordinuar nga kolegji AAB. Projekti synon përmirësimin e e kompetencave të studentëve dhe punonjësve socialë në vendet e Ballkanit Perëndimor, specifikisht në Kosovë dhe Shqipëri, për të mbështetur më mirë popullsitë migruese.

Me një qasje shumëdimensionale që përfshin reforma arsimore dhe zhvillimin e kurseve digjitale të mikrokrediteve, projekti synon të ndihmojë në forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve sociale. Përveç, Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, këtij projekti i janë bashkuar edhe partnerë të tjerë nga Kosova, Shqipëria, Danimarka, Austria, dhe Italia:

Kolegji AAB, Kosovë – Udhëheqës

International Business College Mitrovica (IBCM), Kosovë

Institute for Research, Education, and Social Development (IREDS), Kosovë

Universiteti i Tiranës (UT), Shqipëri

Universiteti Barleti (UniBA), Shqipëri

Kolegji Universitar LOGOS, Shqipëri

Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA), Shqipëri

UCL University College (UCL), Danimarkë

Fachhochschule Salzburg (FH Salzburg), Austri

IULM University (IULM), Itali

UFAGJ do të angazhohet për të promovuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të siguruar një edukim cilësor. Ky bashkëpunim pritet të rrisë kapacitetet dhe do të forcojë ndikimin e projektit në mbështetje të popullatave migruese në Ballkanin Perëndimor.

tp-bottom