Rektori Bunjaku përfaqëson UFAGJ në Konferencën e 34-të Evropiane për Edukim Ndërkombëtar

Rektori Bunjaku përfaqëson UFAGJ në Konferencën e 34-të Evropiane për Edukim Ndërkombëtar

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, mori pjesë në Konferencën e 34-të Evropiane për Edukim Ndërkombëtar (European Association for International Education) e cila është mbajtur nga 17.09.2024 deri më 20.09.2024 në Toulouse të Francës.

Kjo konferencë është njëra prej ngjarjeve më të mëdha dhe më të rëndësishme për rrjetëzimin e Universitetit dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit me Universitetet e zhvilluara Botërore. Vlen të theksohet që në këtë konferencë morën pjesë mbi 7300 pjesëmarrës nga 200 universitete të ndryshme dhe 240 ekspozita. Rektori Bunjaku e vlerësoi shumë pozitive pjesëmarrjen dhe takimin me homologët e tij. Kjo është një mundësi e mirë për të ndërkombëtarizuar edhe më tej UFAGJ-në dhe për të filluar rrugëtime të reja në sferën ndërkombëtare.

 

Article Gallery

tp-bottom