Universiteti Sapienza i Romës fton studentët e Universitetit “Fehmi Agani” për shkëmbime semestrale 2024/2025

Universiteti Sapienza i Romës fton studentët e Universitetit “Fehmi Agani” për shkëmbime semestrale 2024/2025

Universiteti Sapienza i Romës i fton të gjithë të interesuarit nga Universiteti  “Fehmi Agani” për shkëmbime semestrale të studentëve, për të ju hapur rrugë edhe më shumë drejt zhvillimit ndërkultutor, edukmit dhe diversitetit.

Gjeni më poshtë afatin tonë kohor për aplikimin e studentëve tuaj në universitetin tonë për semestrin e ardhshëm veror të vitit akademik 2024-2025.

Mënyra e aplikimit:

  1. Të interesuarit të paraqiten në Zyrën Për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Rektorat.
  2. Afati i fundit për dërgim të nominuarve është data 15 tetor 2024.
  3. Duke filluar nga data 16 tetor e në vazhdim, Universiteti i Sapienyes do t'u dërgoj studentëve një email automatik nga databaza e tyre duke u kërkuar atyre të plotësojnë një formular aplikimi online. Studentëve u kërkohet të plotësojnë aplikimin e tyre në internet (ngarkimi i dokumenteve të përfshira) deri më 31 tetor 2024.
  4. Më pas do të informohen studentët për pranimin përfundimtar dhe do t'u dërgohet një letër ftesë e nevojshme për aplikim për vizë duke filluar nga data 1 dhjetor dhe jo më vonë se data 20 dhjetor.

Oferta akademike është e disponueshme në: https://corsidilaurea.uniroma1.it/en

Për çdo informacion shtesë rreth shkëmbimit të studentëve në Universitetin Sapienza, mund të gjeni në fletën tonë të përditësuar të të dhënave në lidhjen e mëposhtme: https://www.uniroma1.it/sites/default/files/field_file_allegati/factsheet_24-25_0.pdf

Informacioni rreth programit është gjithashtu i disponueshëm në këtë lidhje: https://www.uniroma1.it/en/pagina/bilateral-agreements-student-mobility-non-eu

Kandidatët do të vlerësohen nga bordi i fakultetit të Universitetit Sapienza të Romës dhe do të dërgohet vendimi përfundimtar.

 

tp-bottom