Hapet për aplikim Programi i Zhvillimit të Fakultetit Fulbright 2025-2026
Hapet konkursi për aplikim Programi i Zhvillimit të Fakultetit Fulbright 2025-2026 për vitin akademik 2025-2026.
Programi Fulbright Faculty Development është dizajnuar për personelin akademik aktualisht të angazhuar në mësimdhënie nëpër institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë, për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për një periudhë prej 5 muajsh.
Qëllimi i programit është të prezantojë pjesëmarrësit me praktikat më të mira dhe qasjet teorike për zhvillimin e kurrikulës në SHBA dhe t'u ofrojë atyre strategji konkrete se si të zhvillojnë kurrikulën për një lëndë, duke përfshirë burime akademike dhe kërkimore. Gjatë programit, pjesëmarrësit do të pritet të hulumtojnë dhe të zhvillojnë një përshkrim të kursit dhe një syllabus si dhe të përshkruajnë strategji specifike të mësimdhënies për kursin e propozuar prej tyre.
Kandidatët e interesuar për zhvillimin e ekspertizës në zhvillimin e kurrikulës inkurajohen të aplikojnë.
Aplikimi online për Programin Fulbright Faculty Development 2025/26 do të mbetet i hapur deri më 30 shtator, 2024.
Për të mësuar më shumë mbi kërkesat dhe mënyrën e aplikimit, ju lutem vizitoni: Fulbright Faculty Development Program - U.S. Embassy in Kosovo (usembassy.gov).
Kandidatët e interesuar mund t’i drejtojnë pyetjet e tyre tek Koordinatorja e Programit, Nora Nimani Musa në [email protected] apo të thirrin në +383 38 226 255.
Ky është program i përbashkët i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Qeverisë së Kosovës.