 
                                UFAGJ hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj të nivelit Baçelor në vitin akademik 2024/2025
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj të nivelit Baçelor në vitin e ri akademik 2024/2025.
UFAGJ në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2024/2025, do të regjistrojë 120 studentë të rregullt.
| Departamenti- Programi | Për studime të rregullta | Për studime me korrespo dencë | Kandidatë nga komunitetet jo-shumicë 12% | Kandidatë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e veriut, Presheva, Bujanoci dhe Medvexha  | Gjithsej | 
| FAKULTETI I FILOLOGJISË - GJAKOVË | |||||
| Programi Gjuhë Angleze – Përkthim dhe Interpretim (BA) | 50 | 0 | 7 | 3 | 60 | 
| Gjithsej | 50 | 0 | 7 | 3 | 60 | 
| FAKULTETI I MJEKËSISË - GJAKOVË | |||||
| Programi Shëndet Publik (BA) | 50 | 0 | 7 | 3 | 60 | 
| Gjithsej | 50 | 0 | 7 | 3 | 60 | 
| 
 | 
 | 
 | 
 | 
 | 
 | 
| Gjithsej UFAGJ | 100 | 0 | 14 | 6 | 120 | 
Aplikimi në platformën online smu.uni-gjk.org do të jetë i hapur prej datës 18.07.2024 deri më datë 25.07.2024 në ora 16.00. deri më datë 25.07.2024 në ora 16:00.
Dorëzimi i dokumentacionit fizik do të bëhet në fakultetet përaktëse:
a) Certifikatën ose ekstraktin e lindjes (origjinal, jo më të vjetër se 6 muaj);
b) Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, dublikate ose të noterizuara);
c) Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim
të maturës (origjinal, dublikate ose te noterizuar);
d) Kopjen e letërnjoftimit;
e) Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online (linku: smu.uni-gjk.org)
f) Vendimi - Dëshmia mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit 
 
            .png) 
             
            