UFAGJ padit Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA)!

UFAGJ padit Agjencinë Kosovare të Akreditimit (AKA)!

Sot Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë ka dorëzuar padinë ndaj AKA-së (Agjencia e Kosovës për Akreditim) në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti për Çështje Administrative, për refuzimin e akreditimit të dy programeve “BA-Baçelor Profesionale" në Fakultetin e Mjekësisë, respektivisht Programin e Infermierisë dhe Programin e Fizioterapisë. 

Për të kuptuar më saktë që refuzimi nuk ka bazë mjafton të shikohet neni 26, pika 5.3.7 i UA 15/2018 për Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës, ndërsa AKA në vendimin për refuzim është bazuar në paragrafet 5.3.4 dhe 5.3.5 të të njejtit UA duke e trajtuar aplikimin sikur Baçelor Shkencor!

BA-Baçelor Profesional nga këto dy fusha ofrohen në Universitete Evropiane.

Mjaftojnë disa prova:

  1. Universiteti i Lubjanës, Fakulteti i Shkencave Mjekësore, në Slloveni (https://www.uni-lj.si/study/bachelor/zf), në fushë të Infermierisë ata ofrojnë Program Baçelor në Infermieri PP (Program Profesional);
  2. PXL Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve, Belgjikë: (https://www.pxl.be/Pub/International/PXL-University-of-Applied-Sciences-and-Arts/31436-Education/Programmes.html) me titull profesional;
  3. Universiteti i Shkencave të Aplikuara Mjekësore në Zagreb, Kroaci: https://www.zvu.hr/strucni-studij-sestrinstva/?lang=en) ku ata ofrojnë një program studimi të quajtur: Program Studimi Profesional në Infermieri me 180 ECTS kredi;
  4. Universiteti Bjelovar, Kroaci:  https://vub.hr/strucni-studij-sestrinstvo-program/), ku ata ofrojnë një program studimi të quajtur: Program Studimi Para-Universitar në Infermieri,  pra ata ofrojnë një program studimi të quajtur: Program Studimi Profesional në Infermieri me 180 ECTS kredi, etj.

Përkundër ankesave, AKA nuk është treguar aspak objektive, në të kundërtën është treguar shumë selektive ndaj Universitetin "Fehmi Agani" në Gjakovë në fazën e akreditimit të programeve dhe të akreditimit institucional. Për këtë të fundit do të informojmë ditëve në vijim! Neve nuk na mbeti tjetër përpos të i drejtohemi organeve të drejtësisë.

 

Article Gallery

tp-bottom