Përfaqësues të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë morën pjesë në Konferencën e XVI-të Shkencore Ndërkombëtare dhe Konferencën e VII-te Shkencore Nderkombetare  në Ulqin

Përfaqësues të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë morën pjesë në Konferencën e XVI-të Shkencore Ndërkombëtare dhe Konferencën e VII-te Shkencore Nderkombetare në Ulqin

Me 24 Maj 2024, ne Ulqin u mbajt Konferenca E XVI-të Shkencore Ndërkombëtare “Inovacioni Dhe Digitalizimi Në Arsim: Sfidat dhe Mundësitë për Zhvillimin Ekonomik ” dhe Konferenca e VII-te Shkencore Nderkombetare ‘’Gjuha dhe Komunikimi në Kohën e Teknologjisë së Informacionit’’ e organizuar nga Instituti per kërkime shkencore dhe zhvillim.

Përfaqësues të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë në këtë konferencë ishin Prof. Ass. Dr. Dafinë Kaçuri, Prorektore për Çështje Akademike dhe Studentore, dhe Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi, Prorektor për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte si dhe  disa pjesëmarrës nga rradhë e stafit akademik të Universitetit.

Prorektorja Kaçuri, në fjalën përshëndetëse të rastit  theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimit akademik. Ajo inkurajoi pjesëmarrësit që të vazhdojnë përpjekjet e tyre kërkimore dhe u uroi atyre një konferencë të frytshme dhe produktive.

Pjesëmarrja e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë nënvizon përkushtimin e tij për avancimin e kërkimit akademik dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e gjuhës dhe komunikimit, veçanërisht në kontekstin e teknologjisë moderne të informacionit.

Article Gallery

tp-bottom