Thirrja e hapur për bursa të mobilitetit ERASMUS + në Universitetin Teknik të Rigës në Letoni
Universiteti i Gjakovës "FEHMI AGANI" hap thirrjen për aplikim
për bursa të mobilitetit për semestrin e pranverës në Universitetin Teknik të
Rigës, Letoni, në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus + të Komisionit
Evropian.
Shikoni kurset e studimit, afatin e aplikimit dhe procedurën në http://www.fsd.rtu.lv (shkëmbimi i studimeve apo studimet e shkëmbimit).
Lidhur me çështjet praktike të mobilitetit ju lutemi të informohuni në pikat e mëposhtme:
- Një udhëzues hap pas hapi për procesin e aplikimit mund të gjeni këtu:
http://fsd.rtu.lv/erasmus-partner-countires/?lang=en
Ju lutem vini re, që ju nuk duhet të kërkoni për Universitetin tuaj në shtëpi në fillim të aplikimit, por aplikoni si një LËVIZJE E LIRË - kjo shpjegohet në udhëzuesin e aplikimit.
- Bursa është 750-800 EUR / në muaj;
- Kohëzgjatja e mobilitetit është 1 semestër (5 muaj);
- Bazuar në llogaritësin e distancës së programit Erasmus +, Komisioni Evropian cakton përkrahjen për udhëtime. Për Kosovën është 275 euro. RTU rimburson mbështetjen e udhëtimit pasi përfituesi i grantit ka shkuar në bazë të kostove faktike. Nëse shuma tejkalon 275 euro, përfituesi i grantit duhet të mbulojë vetë shumën shtesë;
- Studentët do të duhet të dorëzojnë transkriptin, kopjen e pasaportës, letrën e nominimit nga universiteti (që studenti është i regjistruar në universitet dhe universiteti mbështet lëvizjen e tij / saj), konfirmimin e zotësisë së gjuhës angleze (IELTS, TOEFL ose një letër konfirmimi nga universiteti);
- Të drejtë për aplikim kanë studentë nga Programi i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të cilët mund të shikojnë listën e lëndëve:
Ju lutemi të kontaktoni Zyrtarin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në UGJFA, Z. Denis Spahija nëse keni nevojë për ndonjë konsulencë, ose nëse tashmë keni aplikuar, dërgoni një email njoftimi në [email protected] me dokumentet e dorëzuara në procesin e aplikimit.
Fat të mirë për të gjithë ju!