Urimi i Rektorit Bunjaku për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, uron të gjithë studentët, anëtarët e personelit akademik e administrativ, dhe të gjithë qytetarët për 16 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Urimi i rektorit:
“Shpallja e pavarësisë ishte ngjarja më e rëndësishme në periudhën e pasluftës, që na hapi rrugë për ndërtimin e shtetit. Në këtë ditë të veçantë, le të festojmë duke kujtuar sakrificën, guximin dhe përpjekjet ndër vite për liri dhe pavarësi të shtetit tonë. Me këtë rast, rezistenca e jonë kombëtare duhet të na shërbej si motiv dhe model, që bashkërisht të tejkalojmë sfidat me të cilat përballemi si Universitet dhe bashkërisht të punojmë për të mirën e vendit, shoqërisë dhe shtetit. Me shumë punë, përkushtim dhe suksese, le të shkruajmë së bashku historinë për të u kujtuar dhe nderuar nga gjeneratat e ardhshme që do të vijnë.
Urime dhe gëzuar 17 Shkurti - Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
I juaji,
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku,
Rektor i UFAGJ-së”