Rreth transferit të studentëve në UFAGJ
Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë, duke u bazuar në Statut lidhur me transferimin e studentëve në të gjitha njësitë akademike, njoftohen studentët e interesuar se që nga data 13.02.2024 deri më 19.02.2024, mund të paraqesin kërkesë për transferim nga institucionet e Arsimit të Lartë në fakultetet përkatëse të UFAGJ-së:
I. Lejohet transferimi i studentëve nga Institucionet tjera të Arsimit të Lartë në fakultetet përkatëse të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
II. Ndërrimi i programit të studimit është i mundur në mes programeve të studimit me qëllim të arritjes së nivelit të njëjtë të arsimit në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.
III. Gjatë ndërrimit të programit të studimit studentit i lejohet legalisht të fillojë programin e ri të studimit nëse së paku pesëdhjetë për qind (50%) e provimeve janë dhënë me sukses gjatë programit të vjetër të studimeve dhe që pranohen në programin e ri të studimeve.
IV. Gjatë ndërrimit të programit të studimit prej Institucioneve tjera të Arsimit të Lartë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë do të vlejnë rregulla të njëjta si ato gjatë ndërrimit të programit të studimit brenda Universitetit.
V. Studentit i lejohet të regjistrohet në programin e ri të studimeve:
1. më së paku në vitin e dytë të studimeve ose;
2. në vitin e studimeve që vijon pas programit të vjetër të studimeve.
VI. Studenti duhet t’ia dorëzojë kërkesën për ndërrimin e programit të studimeve (transferim) komisionit të studimeve të njësisë akademike ku dëshiron t’i vazhdojë studimet. Bashkëngjitur me kërkesën – aplikimin online në Sistemin e Menaxhimit Universitar (SMU) duhet të dorëzojë këto dokumente origjinale:
1. Certifikatën e notave;
2. Dëshminë për vërtetimin e semestrit përkatës 2023/2024;
3. Dëshminë se programi studimor i Institucionit tjetër të Arsimit të Lartë është i akredituar;
4. Dëshminë se studenti është i regjistruar në SMIAL;
5. Certifikatën e lindjes;
6. ID kartelën, në kopje.
VII. Afati i aplikimit për transferim në njësit akademike të UFAGJ-së hapet nga data 13.02.2024 deri më 19.02.2024.
VIII. Komisioni i studimeve do t’i shqyrtoi kërkesat dhe do t’i njohë provimet e dhëna gjatë programit të vjetër të studimeve në pajtim me rregullat e caktuara të programit të studimeve deri me datën 22.02.204.
IX. Vendimi mbi transferimin do të merret nga Këshilli i njësisë akademike me propozimin e komisionit të studimeve.
X. Ankesa kundër vendimit mbi refuzimin e transferimit duhet t’i bëhet Këshillit të njësisë akademike nga data 23.02.2024 deri më 26.02.2024, ora 15:00.
Kërkesa në SMU (për studentët e UFAGJ, shiko faqe 25)
Kërkesa në SMU (për studentët jashtë UFAGJ)