Ftesë për pjesëmarrje në seminarin: “Bashkëpunimi në mes të Institucioneve të Arsimit të lartë dhe Ekonomisë”
Zyra Erasmus+ në Kosovë ka kënaqësinë të ju ftoj për pjesëmarrje në seminarin: “Bashkëpunimi në mes të Institucioneve të Arsimit të lartë dhe Ekonomisë”, që do të mbahet më 14 -15 Shkurt, 2024, duke filluar nga ora 09:00h (online).
Ky seminar organizohet në kuadër të asistencës që i ofron Komisioni Evropian arsimit të lartë në shtete të ndryshme dhe është përgjigjje e kërkesës që e kanë dërguar paraprakisht eskpertët HERE (Higher Education Reform Experts) nga Kosova.
Për më shumë informata, bashkëlidhur gjeni draft agjendën e këtij seminari, i cili do të mbahet në gjuhën angleze.
Pjesëmarrjen për seminar ju lusim ta konfirmoni në emailin [email protected], deri më datën 12 shkurt 2024, e që më pas do ju dërgojmë dhe linkun për kyqje online.
Ju mirëpresim të shkëmbeni idetë tuaja në këtë seminar!