Përfaqësuesit e Universitetit “Fehmi Agani” marrin pjesë në Seminarin kontaktues me institucionet e arsimit të lartë holandez

Përfaqësuesit e Universitetit “Fehmi Agani” marrin pjesë në Seminarin kontaktues me institucionet e arsimit të lartë holandez

Në Tiranë, Shqipëri, është mbajtur Seminari kontaktues me institucionet e arsimit të lartë holandez i organizuar së bashku me Agjencinë Kombëtare Erasmus+ të Holandës dhe Zyrat Erasmus+ të Ballkanit Perëndimor.

Ky seminar hap rrugë të reja bashkëpunimi ndërmjet Zyrës Erasmus+ të Kosovës, e cila mori pjesë në një panel mbi vendosjen e skemës dhe moderoi panelin e dytë duke shpjeguar formatin dhe modulet e arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimin si dhe mundësitë për bashkëpunim me institucionet.

Nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte-Prof. Ass. Dr. Nazli Tyfekçi dhe z.Denis Spahija-Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, të cilët ndanë përvojat e tyre nga UFAGj, që do të ndihmojnë në avancimin dhe zhvillimin e metodologjive të reja në arsimin e lartë.

Article Gallery

tp-bottom