Fakulteti i Edukimit organizon aktivitete me rastin e festës së 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve
Me rastin e festës së 1 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, studentët e Fakultetit të Edukimit pranë Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë, të shoqëruar nga Prof. Asoc. Dr. Sidorela Doli Kryeziu, kanë organizuar aktivitete me nxënësit e parashkollorëve dhe të klasëve të para të ShFMU “Fehmi Agani” ku para fëmijëve shfaqën me shumë dashuri lojëra të ndryshme dhe shpërndanë dhurata në simbolkë të kësaj dite.
Këto aktivitete përveç që u shënuan në nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, janë edhe aktivitete që përkojnë me degët e studimit pranë Fakultetit të Edukimit.
Drejtoresha e DKRS-së në Gjakovë, znj, Adea Roka, në fjalën e rastit ka përgëzuar studentët e UFAGJ për organizimin e këtij aktiviteti dhe ka thënë se të tilla ngjarje i bëjnë nder edhe komunës së Gjakovës, shkollave dhe zhvillimit të traditës së kësaj dite në respektim të të drejtave të fëmijëve por dhe krijimit të një ambienti sa më familjar dhe të qetë për të gjithë fëmijët.
Prof. Asoc. Dr. Sidorela Doli Kryeziu, ka falënderuar studentët për realizimin e këtij aktiviteti mjaftë domethënës, ka falënderuar drejtoreshën Adea Roka për përkrahjen komunale, dhe në veçanti menaxhmentin e UFAGJ për mbështetjen e këtyre aktiviteteve.