Prezantimet e rezultateve të hulumtimeve nga lënda “Bazat e Hulumtimit në Edukim"

Prezantimet e rezultateve të hulumtimeve nga lënda “Bazat e Hulumtimit në Edukim"

Të martën më 30.05.2023 në ora 10:00 në amfiteatrin  e Fakultetit të Shkencave Sociale,  në kuadër të aktiviteteve akademike me student janë  prezantuar rezultatet e hulumtimeve shkencore në  fushën e edukimit  të realizuar nga ana e studentëve të programit fillor dhe parashkollorë në kuadër të lëndës “ Bazat e Hulumtimit në Edukim”.

Puna e studentëve është realizuar nën mbikëqyrjen e Prof Asoc. Dr. Behxhet Gaxhiqi, Prof. Ass. Dr. Venera Vala Këndusi dhe Ass. Emirëjeta Kumnova Hoxha.

Temat kryesore të prezantuara nga ana e studentëve janë:

 Shpërndarja e bullizmit dhe ndërlidhja me faktorët demografik tek nxënësit e klasave të pesta dhe gjashta (Vloriana Vladaj & Edisona Qevani & Nora Boshnjaku & Ajshe Thaçi)

 Bullizimi dhe ndërlidhja me problemet emocionale dhe të sjelljes tek nxënësit e klasave të pesta dhe gjashta (Rozafa Vocaj, Bleona Hajra, Nikollbibaj

 Sjelljet sociale tek fëmijët parashkollor dhe ndërlidhja me faktorët demografik (Diellza Hasani, Domenika Gjoklaj, Emigresa Bajraj)

Përfshierja e prindërve sipas faktorëve demografik dhe ndërlidhja me arritjet akademike tek fëmijët parashkollor (Festina Maloku, Ermira Ukaj)

Koha para ekranit dhe ndërlidhja me problemet emocionale dhe të sjelljes tek fëmijët parashkollor (Samuela Zefaj, Besjana Mulliqi, Diellza Krasniqi)

Marrëdhënia edukatore-fëmijë dhe ndërlidhja me problemet emocionale dhe sjelljes tek fëmijët parashkollorë (Luiza Koshi, Olisa Peni)

Article Gallery

tp-bottom