Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit “Fehmi Agani” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Qendrat Sociale në Gjakovë dhe Deçan

Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit “Fehmi Agani” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Qendrat Sociale në Gjakovë dhe Deçan

Në kuadër të studimeve në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka formalizuar krijimin e raporteve bashkëpunuese me tre institucione që janë:

Qendra Për Punë Sociale në Gjakovë, Qendra Për Punë Sociale në Deçan dhe Shoqata e të Verbërve “Jakova” në Gjakovë. Qëllimi i këtyre marrëveshjeve bashkëpunimi është nxitja,

avancimi dhe zhvillimi profesional, arsimor e institucional i kuadrove të reja.

 

Ass. Granit Kelmendi i autorizuar për lidhjen e marrëveshjeve dhe njëherazi mbikëqyrës i studentëve në Praktikën Profesionale në Institucione i falënderon udhëheqësit e institucioneve

për frymën bashkëpunuese dhe kontributin në aftësimin profesional të studentëve gjatë mësimit praktik dhe njëherazi shprehet i hapur për bashkëpunime në vazhdimësi.

 

Po ashtu, U.d Rektori, Prof. Ass. Zeqir Hashani, falënderon drejtorin z. Dervish Tahiri nga Qendra për Punë Sociale në Gjakovë, z. Islam Mustafaj nga Qendra për Punë Sociale në

Deçan dhe z. Xhafer Kadrija nga Shoqata e të Verbërve “Jakova” ne Gjakovë, për bashkëpunimin institucional dhe kontributin në rritjen e cilësisë dhe avancimin profesional

të studentëve dhe profesionistëve të ardhshëm në fushën e shkencave sociale si profesion i pazëvendësueshëm në shoqëri, përfshi këtu të gjitha institucionet punuese.

 

Universiteti “Fehmi Agani” dhe Qendrat e lartcekura bien dakord si vijon:

 

1. Të dy Institucionet bien dakord që ky dokument krijon themelin mbi të cilin mund të ndërtohet një marrëdhënie bashkëpunimi afatgjatë, produktive dhe pozitive. Aktivitetet e mëposhtme të

shkëmbimit janë shembuj të programeve të mundshme të përbashkëta që mund të zhvillohen përmes partneritetit;

a. Shkëmbime të kuadrove dhe studiuesve (profesorë, lektorë ose studiues- për kërkim, informim,

studim).

b. Aktivitete dhe shkëmbime të tjera të rënë dakord nga të dy Institucionet.

 

Article Gallery

tp-bottom