U.d. Rektori Hashani pjesë e ndarjes së çmimit ‘Doctor Honoris Causa’ për profesorët nga Austria, Alexander Petutschnigg dhe Michael Ebner organizuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

U.d. Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr Zeqir Hashani, ka qenë i ftuar në ngjarjen e organizuar në Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj me ç’rast është ndarë çmimi “Doctor Honoris Causa” për profesorët nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Salzburg të Austrisë, Dr. Alexander Petutschnigg dhe Dr. Michael Ebner.

Në këtë rast, U.d. Rektori pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve, vizitoi edhe ekspozitën e studentëve të UShAF nga të gjitha programet “Profesionistët e së Ardhmes 2023”, në të cilën studentët e këtij Universiteti prezantuan punimet e realizuar gjatë vitit akademik.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin dhe kryetarë të komunave, deputetë të Kuvendit të Kosovës, rektorë dhe përfaqësues nga universitetet publike dhe kolegjet private, nga Policia e Kosovës, KFOR-i, FSK, përfaqësues të bizneseve vendore, organizata jo qeveritare.  

Article Gallery

tp-bottom